Pse duhet ta mbyllni gjithmonë derën para gjumit

19/09/2019 - 18:20

Pasi të lani dhëmbët, të vishni pizhamat dhe të niseni për në shtrat, mos harroni të bëni dhe një gjë të fundit: të mbyllni derën. Rreth 60% e njerëzve të marrë në studim nga Instituti Kërkimor Amerikan UL, flenë me derë hapur. Po pse duhet mbyllur dera? Arsyeja që qëndron pas kësaj është e thjeshtë.

Në rast se banesa juaj përfshihet nga zjarri, dera mbyllur ngadalëson përhapjen e flakëve, redukton tymin toksik, përmirëson nivelet e oksigjenit dhe nuk lejon temperaturat përvëluese t’ju përfshijnë.

Me rritjen e përdorimit të materialeve sintetike në mobilimin e shtëpisë, mbyllja e derës bën diferencën kur është puna për të dalë nga shtëpia në mënyrë të sigurt. Koha mesatare për të shpëtuar nga një zjarr në banesë ka shkuar nga 17 minuta në 3 minuta në dekadat e fundit për shkak të materialeve të ndezshme me të cilat ndërtohet shtëpia.

Nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e vëmendjes. Shumica e njerëzve flenë me derë hapur sepse gabimisht besojnë se kjo është më e sigurt, por është e kundërta e asaj që zjarrfikësit rekomandojnë. Instituti i Kërkimeve të Sigurisë së Zjarrit UL ndërmorri një fushatë ndërgjegjësimi publik gjatë Javës Kombëtare të Parandalimit të Zjarrit në SHBA. Fushata ‘Close Before You Doze’ kishte si qëllim të tregonte se si dyert e mbyllura mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetës së njerëzve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

NASA ka publikuar një foto të veçantë të liqenit të Shkodrës, e kapur nga hapësira.

Një peticion ka nisur në Izrael, që po bën thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio.

Nëse deri tani e keni përdorur deodorantin vetëm për aromë të mirë dhe për të parandaluar djersitjen në zonën e sqetullave, është momenti

Sot do të flasim për shenjat zodiakale që kanë shpesh dhe gjithmonë frikë.

Autoritetet në Austri planifikojnë ta shndërrojnë ndërtesën, ku ka lindur diktatori Adolf Hitler në stacion policie.

Një nga mjekët kinezë që pati një nxirje lëkure nga trajtimi kundër koronavirusit, ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

U ndanë s’u ndanë. Lidhja mes Albës dhe Albit u komentua shumë herë, sidomos ditët e fundit kur flitet për një ndarje mes tyre.

Vdekja tronditëse e George Floyd, afro-amerikanit që u vra nga policia gjatë arrestimit ka shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm në SHB

Miliarderi norvegjez Kjell Inge Rokke, i cili ka vënë një pasuri të madhe nga nxjerrja e naftës, po ndërton një jaht madhështor i cili ka

Jorge Rodriguez-Gerada ka pikturuar në një park në New York, portretin e një mjeku që vdiq nga koronavirusi.