A jeni ndier ndonjëherë të lodhur menjëherë pasi zgjoheni dhe keni ndjesinë sikur të keni qenë në këmbë gjatë gjithë natës?

Ndjenja e lodhur pas një gjumi shtatë-orësh është mjaft e zakonshme në mesin e të rriturve dhe njerëzve në fund të 40-ve.

Për të shmangur këmbët e lodhur ekspertët këshillojnë t’i masazhoni ato. Masazhimi i këmbëve si një rutinë para gjumit është diçka që i sjell dobi trupit.

Vajosja dhe masazhimi i këmbëve nuk duhet më shumë se pesë deri në tetë minuta dhe rezultatet janë fantastike, veçanërisht kur bëhen me vaj susami.

Vaji i susamit ka një efekt ngrohjeje që ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve. Një javë pas përdorimit, ju do të vini re që dhimbja e këmbëve do të lehtësohet.

Përmirësimet e masazhimit të këmbëve me vaj susami:

Masazhimi i këmbëve çdo natë ndihmon në uljen e ankthit dhe stresit, pasi mund të qetësojë nervat.

Ndihmon për një gjumë të mirë.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lëshon tensionin e muskujve, duke iu bërë të ndjeheni energjik që në mëngjes.

Vepron si ilaç natyral për shërimin e plasaritjeve.