Miqtë në punë kanë një ndikim më të madh në lumturinë tuaj nga sa mund të mendoni.

“Nuk jam këtu për të bërë miq”. Kjo është ajo çka thonë shumë njerëz kur fillojnë një punë të re – më e mira është të mbani marrëdhënie profesionale, apo jo? Por rezulton se të kesh një mik në punë mund të ketë ndikim pozitiv në jetën tuaj.

Sipas një artikulli të Fast Company, miqësitë në punë mund të jenë të rëndësishme për lumturinë tonë në jetë – duke cituar studime që theksojnë se si këto marrëdhënie të ngushta mund të kenë ndikim pozitiv në angazhimin dhe produktivitetin në vendin e punës. Në të vërtetë, një miqësi e madhe në ambientin e punës mund të rrisë lumturinë po aq sa të fitosh më shumë se 100 mijë dollarë në vit – sipas një studimi të publikuar në The Atlantic.

“Vendet e punës që i shndërrojnë marrëdhëniet e dobëta mes kolegëve në lidhje të qëndrueshme do të kenë kulturë dhe komunitete që janë të gjalla dhe produktive”. Në një tjetër artikull për Fast Company, Jessica Amortegui thotë se shefi juaj duhet të interesohet nëse ju keni një mik në punë. Si banorë të këtyre komuniteteve ne do të bëjmë diçka edhe më të fuqishme se sa thjesht të marrim me vete jetën dhe shpirtin tonë në punë: ne do t’i ndajmë ato me miqtë”.

Ja disa nga përfitimet e të pasurit një mik në vendin e punës:

-Punonjësit ndiejnë se si mendimet e tyre kanë rëndësi për kolegët e tjerë dhe drejtuesin e tyre

-50 për qind e punonjësve me një mik të ngushtë në punë kishin një lidhje më të fortë me kompaninë. Një mik në punë do t’ju bëjë që ju ta pëlqeni më shumë kompaninë për të cilën punoni.

-Mundësitë për të marrë vlerësime pozitive për progresin në gjashtë muajt e fundit rriten me 1,3 herë.

-Punonjësit thonë se ata kanë mundësinë të japin më të mirën çdo ditë.

Por të bëni miq në punë nuk duhet të jetë një largim nga produktiviteti. Fast Company nënvizon se ju mund të bëni miq të ngushtë në vetëm 45 minuta. Po si? Shmangni bisedat përgjithshme dhe diskutoni për tema që nuk kanë lidhje me punën. Edhe një bisedë rreth suksesit me bashkëpunëtorët mund të motivojë të tjerët – sipas një sondazhi. Rezultatet, në afat të gjatë – mund të përmirësojnë bashkëpunimin dhe rrjedhën e punës në ambientin tuaj – duke jua bërë jetën profesionale më të gëzueshme!