Sonte zhvillohet shfaqja vjetore e modës e Victoria's Secret, por në ditën e madhe mungon një nga supermodelet më të njohura.

Edhe pse është një nga 'engjëjt' më me ndikim të markës, Gisele Bündchen nuk do të sfilojë në pasarelë.

Ndërsa supermodelja ka zbuluar arsyen e vendimit të saj të befasishëm për t'u larguar. 

Ajo ishte vetëm 19 vjeçe kur nënshkroi kontratën me markën e të brendshmeve duke u bërë supermodelja më e paguar në botë për 15 vite rresht.

Paga vjetore që merrte nga Victoria's Secret përbënte 80 % të të ardhurave të saj vjetore.

Megjithatë, pavarësisht se e bëri emër si një nga modelet më të njohura të markës, Bundchen përfundimisht u lodh nga ky stil jete dhe nga kërkesat që erdhën nga të qenurit një engjëll.

"Vitet e para u ndjeva mirë, por me kalimin e kohës u ndjeva gjithnjë e më pak e qetë duke u fotografuar, duke ecur në pasarelë e veshur vetëm me bikini", tha ajo.

Supermodelja tha se ishte "në paqe" me veten për vendimin që mori.