Pse gjatë verës bëhemi agresivë? Studimi sqaron gjithçka

14/08/2019 - 11:19

Keni përshtypjen se i nxehti ndikon negativisht te njerëzit? Shkenca u jep të drejtë.

Shumë studime kanë treguar se i nxehti ndikon për keq në sjelljen e personave pasi mund të ndikojë në nxitjen e mendimeve dhe veprimeve agresive.

Nëse kemi nxehtë bëhemi më agresivë. Nëse kemi uri jemi më impulsivë. Kjo do të thotë që gjendja jonë trupore si dhe kushte të caktuara mund të ndikojnë edhe në sjelljen tonë.

"Duke analizuar vendimet e gjykatës së emigracionit, për 43 raste në Amerikë, është parë se rritja e temperaturave redukton mundësinë e një vendimi, i cili do të jetë në favor të të pandehurit", kështu shprehet Anthony Heyes ekonomist në Universitetin e Otavës në Kanada.

Me një rritje të temperaturave me 5 gradë celcius, mundësitë për një vendim në favor të të pandehurit bien me 6.55%. Në bazë të kësaj teorie është një hipotezë, e cila mbështet idenë se rritja e temperaturave mund të ndikojë në ngadalësimin e funksioneve konjiktive. 

Kur ndodh kjo njerëzit janë më të predispozuar të marrin vendimet më të thjeshta pa e analizuar çështjen në mënyrën e duhur. Gjithashtu i nxehti mund të bëjë që gjykatësit të jenë në humor të keq.

Ndaj dhe këshillohet që ambientet e gjykatave të jenë gjithnjë në temperaturë optimale, kjo për të shmangur vendimet abuzive të diktuara nga gjendja emocionale. /Living 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Akademia e bukurisë “Nina Lyxury” në Durrës është solidarizuar më situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi prej të martës së 26 nëntori

Kur vjen fundi i vitit shumë persona shpresojnë që viti pasardhës të jetë më i suksesshëm dhe i mbarë. Çelësi i suksesit për të pasur një

Syzet e kitaristit të grupit të famshëm 'The Beatles’ janë shitur ditën e djeshme në një ankand në Londër më shifër të çmendur.

Edhe pse muaji dhjetor është i mbushur me festa gazmore, jo të gjithë mund të jenë të lumtur. Fundja, dimri është stinë e ashpër.

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.

Për disa, 2019-a ka fluturuar, për të tjerë duket sikur s'do të marrë fund kurrë.

Mijëra krijesa të çuditshme kanë pushtuar një plazh në Kaliforni. Krijesat pulsuese janë krimba në formë dhjami, ose “Urechis caupo”.

Përpara atmosferës së festave të Nëntorit, kur shumica e njerëzve bëjnë plane se ku do t`i kalojnë ato, sidomos kur dy ditët e festave i

Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur.

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate.