Pse nuk duhet ta përdorni kurrë telefonin në tualet

18/06/2019 - 12:22

Telefonat celularë janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës sonë dhe shumë nuk i heqin nga dora as kur hyjnë për të kryer nevojat e tyre personale.

Sipas studimeve të ndryshme, deri në 75 për qind e njerëzve përdorin smartfonët edhe në tualet, por mjekët paralajmërojnë se mund të sëmureni duke bërë këtë gjë.

Një telefon që merret me vete në tualet përmban deri në 18 herë më shumë mikrobe se një telefon tjetër. Vetë telefonat përmbajnë mikrobe të shumta, përfshirë edhe baktere ushqimi e pijesh. Me t’u përdorur në tualet, vend i cili njihet si më i pasuri në mikrobe, telefoni kthehet në një fole ku mikrobet edhe shumohen duke u kthyer në rrezik.

Rreziku shumëfishohet nëse një telefon përdoret nga më shumë se një person. Baktere të rrezikshme mund të ngjiten në telefonin tuaj dhe më pas të përhapen edhe tek të tjerët.

Po çfarë mund të bëjmë për të minimizuar rrezikun e përhapjes së infeksioneve?

Së pari, mos e merrni kurrë telefonin me vete në tualet dhe përpiquni të mos e përdorni duke ngrënë. Dezinfektojeni rregullisht smartfonin tuaj, veçanërisht pasi e keni përdorur në tualet. Mos harroni të lani duart rregullisht, sidomos para se të largoheni nga tualeti dhe pasi keni prekur telefonat e të tjerëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në përgjithësi filtrat për foto përdoren për të na bërë sa më të bukur.

Ish-missi i Italisë, Gessica Notaro, u shpërfytyrua me acid nga ish i dashuri i saj që tashmë është i dënuar me 15 vite burg.

Momente paniku për bashkëshorten e sulmuesit Mauro Ikardit, teksa ishte duke bërë xhiro me motor uji në Liqenin e Komos së bashku me disa

“RevistaWHO.Com” hyn për herë të parë brenda shtëpisë së milionerit shqiptar, Fatmir Hysenbelliu.

Një vajzë e re në Itali humbi tragjikisht jetën pasi iu nënshtrua një operacioni në hundë.

Një ditë më parë, më 15 korrik deputeti socialist i Shijakut, Jurgis Çybrja ka festuar 34-vjetorin e tij të lindjes.

Rrobat e bardha kanë filluar të zverdhen dhe ju nuk po dini si t'u riktheni sërish ngjyrën...

Mbrëmë ka rënë borë në Malin Musala (100 km larg Maqedonisë), maja më e lartë në Bullgari, ndersa pjesa më e madhe e vendit u ballafaqua