Një website britanik me emrin “Skyscanner”, na ndihmon të gjithëve ne që duam bileta sa më të lira avioni, hoteli e makine me qira, para se të nisemi për udhëtime. Ai na jep krahasimin e çmimeve të udhëtimeve, përfshirë ato të biletave të avionit.

Sipas një raporti të “Skyscanner”, për çmimet më të lira të avionëve duhet të zgjidhni muajin janar, pasi kompanitë përpiqen të ulin çmimet sepse shpenzimet e njerëzve bien pas periudhës së ngarkuar të festave të fundvitit.

Si ditë më e përshtatshmja është e diela, kur të gjithë janë paksa të shkujdesur dhe me fokus te çlodhja e argëtimi pas një jave të lodhshme.

Ora më e përshtatshme për të gjetur çmime të mira është 05:00 e mëngjesit, kur të gjithë flenë. Ndërsa për t’u shmangur është hapësira kohore mes orëve 19:00 dhe 22:00.