Flokët e kapura bisht është një ndër modelet më praktike. Por është e rëndësishme të tregoni kujdes kur vendosni t’i mbani flokët kështu. Nëse e keni zakon t’i tërhiqni flokët shumë fort dhe t’i mbani gjatë gjithë ditës, mund të përballeni me probleme shëndetësore.

Mund të shkaktojë migrenë

Flokët e kapura bisht mund të shkaktojnë dhimbje koke. Flokët nuk janë të ndjeshëm ndaj dhimbjes, por nën gjëndrat e flokëve tuaj, ka nerva që mund të ndiejnë dhimbje nga tërheqja e flokëve.

Mund të lëndohet skalpi

Tërheqja e flokëve mund të dëmtojë skalpin e kokës. Kjo vjen nga lëkura dhe zona perifolikulare e kokës duke bërë që të ndieni dhimbje menjëherë sapo lëshoni flokët.

Mund të përjetoni dhimbje shpine

Dhimbja që ndjeni në skalpin e kokës,  shfaqet dhe mund të përhapet deri në qafë dhe në shpinë. Kjo ndodh sepse ju aktivizoni nervat ndijor edhe më shumë duke i detyruar flokët të qëndrojnë lart.

Lëkura mund të tërhiqet

Tërheqja e flokëve ndikon dhe tek lëkura juaj sepse humbet elasticitetin e saj. Me kalimin e kohës, do të dukeni më të moshuar. Nëse i tërhiqni flokët kaq shumë, lëkura mund të qëndrojë e tërhequr për një periudhë të gjatë kohe.

Flokët mund të këputen lehtësisht

Flokët tuaj janë mjaft të brishtë, prandaj tërheqja e tyre me një llastik gjatë gjithë kohës do t’i bëjë më të dobët. Situata mund të përkeqësohet nëse flini me flokët e kapura bisht.

Mund të shkaktojë alopeci

Alopecia tërheqëse është një lloj specifik i humbjes së flokëve përgjatë vijës së flokëve dhe kjo ndodh kur ka tension. Kontrolloni kokën tuaj për gunga të vogla.