Pse uji i ftohtë është më i mirë për flokët?

02/07/2019 - 14:07

Dushi i ftohtë, natyrisht nuk është ideal, por shpeshherë thuhet se është mënyra më e mirë se sa dushi i nxehtë. Uji i ftohtë është veçanërisht i këshillueshëm për flokët. Nëse do që t’i kesh më të shndritshëm, më pak të ngatërruar dhe më të shëndetshëm, atëherë mos shpenzo para për produktet e pafundme. Thjesht, ndrysho temperaturën e ujit.

Ruan shkëlqimin

Ujë i ftohtë nuk i dëmton fijet e flokut, i bën ato të duken më të buta dhe më të shkëlqyeshme.

Nuk ka më flokë të ngatërruar

Zakonisht flokët ngatërrohen ose prishin formën nëse i lan me ujë të nxehtë. Uji i ftohtë nuk u heq lagështirën flokëve, pra nuk i than plotësisht ata dhe nuk u heq të gjithë yndyrën natyrale. Kështu, më shumë lagështirë, më pak flokë të ngatërruar.

Skalpi më i pastër

Uji i ftohtë mbyll poret e lëkurës së kokës, duke parandaluar futjen e papastërtive në brendësi. Kështu, pas çdo shpëlarjeje me ujë të ftohtë, do t’i ndiesh flokët dhe skalpin më të pastër.

Nëse e ke të pamundur t’i lash flokët me ujë të ftohtë, atëherë të paktën përpiqu t’i shpëlash me ujë të ftohtë pas larjes. Në këtë mënyrë u jep atyre më shumë ajër dhe i bën më të shkëlqyeshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dita prej tetë orësh e punës u krijua gjatë Revolucionit Industrial si një përpjekje për të ulur numrin e orëve të punës manuale që punët

Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndjehet në McComb, Mississippi.

Në mbretërinë e sagave nuk ka Krishtlindje pa libra nën bredh.

Ekspertët izraelitë, prej disa ditësh janë duke kaluar në “sitë” pallatet dhe ndërtesat e goditura rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si pritet të jetë parashikimi i yjeve për shenjat për muajin Dhjetor? Çfarë pritet të ndodhë këtë muaj?

Një unazë me iniciale të vendosura në sipërfaqen e një safiri nga Kashmiri, me vlerë 18 karat u shit dje në mbrëmje 1,11 milionë euro, nj

Një vajzë e re është e gatshme të shesë virgjërinë që të fillojë të bëjë udhëtime me stil.

Ajo që mund të konsiderohej si një garë rutinë me kuaj, është rikthyer në një “fushë betejë” në Australi.

Barack dhe Michelle Obama kanë blerë një shtëpi luksoze në Martha’s Vineyard në Massachusetts.