Është publikuar kënga e fundit e Seven me Tunën.

Kënga titullohet "Maria", për të cilën janë bërë bashkë artisti Seven Saraqi dhe këngëtarja Tuna.

Kënga me tekst e muzikë nga vetë Seven, është me ritme moderne, ndërsa ai ka treguar për 'SevenBizz' se ishte ai që e ka ftuar Tunën ta realizojnë bashkë këtë këngë, pasi janë takuar edhe disa herë në studio dhe këngëtarja i ka pëlqyer gjithnjë.

Videoklipi është po aq interesant, ku shfaqen disa skena në të cilat Tuna dhe modelja e njohur Vildane Zeneli janë tejet provokuese.