Nuk ka mbushur ende një muaj që ka ardhur në jetë, por djali i dytë i Tunës ka realizuar tashmë setin e tij të parë fotografik, i cili do të mbetet një kujtim i bukur për tërë jetën.

Fotot e vogëlushit simpatik i ka hedhur në rrjetet sociale Tuna duke zbuluar edhe momentet e ëmbla, ku vogëlushi të shkrin me pamjen para aparatit fotografik.

E veçanta është se fotot nuk janë bërë për qejf, por bebi Zen është bërë imazh reklamash dhe imagjinoni nuk ka ende 1 muaj në këtë botë.

Ajo që vihet re është mbiemri Sejdi, që Zen mban edhe në profilin e tij në “Instagram” të hapur sigurisht nga Tuna.

Këngëtarja është ndarë me ish-bashkëshortin e saj Patris Berisha gjatë kohës kur ishte shtatzënë për herë të dytë dhe të dy fëmijët në rrjete sociale mbajnë mbiemrin e saj.