Punonjësit shtiren si të sëmurë për të mos shkuar në punë

22/11/2019 - 14:59

Dy në pesë të rritur shtiren si të sëmurë nëse duan një ditë pushimi, sipas një studimi të Com Res për BBC-në.

Kur u morën në pyetje mbi moralin dhe vlerat e tyre, njerëzit pranuan se gënjejnë kur thonë se janë sëmurë. Ndërsa stafi i ri rezulton se gënjente më shumë sesa kolegët e tyre të vjetër. Një punonjës merr të paktën 4 ditë në vit pushim me arsyen se është sëmurë, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Arsyet më të zakonshme për të marrë pushim në vitin 2018 ishin ftohja, problemet muskulore, si dhimbja e shpinës dhe problemet e shëndetit mendor.

Në sondazh u morën në pyetje rreth 3.655 persona të moshës mbi 16 vjeç. Përveç rasteve kur shtiren vetë si të sëmurë, gjithashtu punonjësit shpesh mbulojnë edhe kolegët kur e dinë se ata janë duke u shtirë si të sëmurë.

Sondazhi zbuloi se 66% e tyre nuk do t’u tregonin shefave nëse do e dinin se kolegët e tyre që marrin pushim nuk janë të sëmurë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.

Për disa, 2019-a ka fluturuar, për të tjerë duket sikur s'do të marrë fund kurrë.

Mijëra krijesa të çuditshme kanë pushtuar një plazh në Kaliforni. Krijesat pulsuese janë krimba në formë dhjami, ose “Urechis caupo”.

Përpara atmosferës së festave të Nëntorit, kur shumica e njerëzve bëjnë plane se ku do t`i kalojnë ato, sidomos kur dy ditët e festave i

Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur.

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate.

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij.

Të paktën një herë në vit, datat e kalendarit përputhen për të na dhënë një të premte të 13-të.

Fotografitë dhe videot e kryeministrit britanik, Boris Johnson duke votuar së bashku me qenin e tij, Dilyn, nuk janë të vetmet që janë bë

Kjo është vila mbresëlënëse e gazetares së njohur Ellen DeGeneres në Los Angeles.