U futën në det te Gjiri i Lalëzit, por të rinjtë u përballën me një surprizë mjaft të madhe.

Mjaftoi një zhytje për të kapur një peshkaqen rreth 8 kg.

Në fotot e dërguara në redaksinë e JOQ.al, duket se peshkaqeni ka me të vërtetë përmasa të frikshme.

Kohët e fundit në brigjet shqiptare kanë qenë të shumta rastet e kapjes së peshkaqenëve dhe deri diku situata duket të jetë me të vërtetë alarmante, paçka se nuk flitet për rrezik ndaj tyre.