Puthja e bekuar e Papës që shëroi vogëlushen nga kanceri

20/08/2018 - 19:32

   Kur Papa Françesku puthi vogëlushen Gianna Masciantonio në vitin 2015, shumë e panë si një sinjal inkurajues, pasi ajo ishte diagnostikuar me tumor në tru.

Shpresat e mbijetesës ishin aq të pakta sa doktorët i thanë familjarëve që vajza e tyre nuk do arrinte të festonte as ditëlindjen e saj të parë, por ajo ia doli.

Pak ditë pas ditëlindjes, Papa Françesku vizitoi qytetin e saj. Ai e mori në krahë dhe e puthi krejt rastësisht. Që prej atij momementi jeta e Giannas ndryshoi.

Gianna vuan edhe nga histiocitoza, një sëmundje e rrallë gjaku që e bënte të pamundur ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr tumorin.

Vogëlushja iu nënshtrua kimioterapisë dhe tashmë do të nisë ciklin parashkollor.

“Nga ajo që pashë kur e diagnostikova, nëse do të më thonit që tani ajo do të vraponte dhe do të niste parashkollorin, do të thoja që ishit çmendur. Thjesht ishte e pamundur”, thotë mjeku Phillip Storm.

Për të festuar shërimin e plotë të Giannas, prindërit i dhuruan spitalit pediatrik 50 mijë Dollarë.  Madje ata krijuan dhe një fondacion për fëmijët që vuajnë nga kanceri.

Papa Françesku nuk e dinte gjendjen e saj kur e puthi, por më pas ai u interesua për shëndetin e saj.

Sipas mediave amerikane nuk dihet nëse puthja e tij e shëroi vogëlushen, por zhdukja e tumorit i ka befasuar të gjithë mjekët që e ndoqën sëmundjen e saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Volejbollistja shqiptare e talentuar, Erblina Bici, vetëm 2 javë më parë, fitoi Kupën e italisë me skuadrën e saj Igor Volley N

Drini Zeqo është një ndër personazhet më simpatikë dhe më të pëlqyer nga femrat, e ndonëse është komentuar shpesh për lidhje dashurie, at

Luana Vjollca ka uruar në një mënyrë shumë të veçantë 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Historia që mbylli puntatën e shtatë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e dashurisë së Erjonit dhe Emit.

Ju do të keni mundësinë të shijoni një pamje mahnitëse këtë javë, pasi 'super snow moon' e rrallë do shfaqet në qiell gjatë natës.

Eneda Tarifa mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e të cilës janë kthyer në hite dhe i dëgjojnë të gj

Ky është momenti tronditës kur një shtëpi shpërtheu pasi burri që jetonte atje, i vuri flakën teksa brenda saj gjendeshin ai dhe ish-bash

Diego Simeone rinovoi me Atletico Madrid deri në vitin 2022, por ajo që ka zbuluar media spanjolle “AS” është një bombë e vërtetë.Paga e

Meghan Markle do të kthehet në ekranin e madh.

Klaudia Pepa tërheq gjithnjë vëmendjen me postimet në Instagram dhe kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme kur për Shën Valentin balerina