Të gjithë jemi mësuar t’i shohim stadiumet si vende të zhurmshëm e të rrëmujshëm. Por një instilacion arti në Austri po e ndryshon këtë ide, si mënyrë për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve të klimës dhe shkatërrimit të pyjeve.

Stadiumi Vortherse në Klagenfurt të Austrisë është kthyer në një pyll madhështor, si pjesë e projektit të ri nga artisti zviceran, Klaus Litman.

Fusha e futbollit është mbjellë me 300 pemë, disa prej të cilave peshojnë 6 tonë.