Mjekët dhe infermierët në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, janë më të rrezikuarit për t’u infektuar me virusin. Një infermier në SHBA, i cili kaloi gjashtë javë në ventilator për shkak të koronavirusit, ka publikuar ndryshimet drastike pas rënies shumë në peshë.

Infermieri Mike Schultz, nga Massaachuttes i SHBA-së, më në fund mposhti sëmundjen dhe ndodhet në shtëpi, pasi kaloi plot 57 ditë duke luftuar me koronavirusin.

Mike ka postuar në rrjete sociale dy foto paralele, një ku ka dalë më 16 mars (kur pandemia ishte në fillimet e saj) dhe një foto të ditëve të fundit, nga ku shihet se ka pësuar një ndryshim rrënjësor në pamje.

“Doja t’u tregoja të gjithëve se sa keq mund të jesh duke qëndruar për 6 javë në intubim”, shkroi Mike në postim.