Quajnë vajzën "Blu", telashe për prindërit e vogëlushes

Postuar: 22/05/2018 - 15:15

Prindërit e një vajze një vjeç e gjysëm, kanë quajtur të bijën "Blu" dhe për këtë janë thirrur në prokurorinë e Milanos për të korigjuar çertifikatën e lindjes, shkruan tgcom.

Në rast mosparaqitjeje, do të jetë gjykatësi ai që do të vendosë emrin e vogëlushes, referuar ligjit italian sipas të cilit "emri i fëmijës duhet të korespondojë me gjininë e tij".

Në letrën e thirrjes nga gjykata shkruhet: "Duke marrë parasysh që bëhet fjalë për një emër modern, lidhur me termin anglez Blu dhe nuk mund t'i përshtatet një personi të seksit femëror, çertifikata e lindjes duhet korigjuar, duke i vënë një tjetër emër të gjinisë femërore, i cili mund të zgjidhet nga prindërit gjatë seancës gjyqësore."

Babai i vogëlushes, Luca rrëfen:"Nëse të enjten nuk do të kemi një emër, atëherë do të jetë gjykatësi ai që do t'ia vërë emrin vajzës sonë. Kur i vumë emrin vajzës, na lajmëruan që ekzistonte mundësia të dilte një problem i tillë, por çdo vit, sipas të dhënave të Istat (Instituti i Statistikave Italiane), ka afërsisht 7 vajza me këtë emër. Nuk e prisnim që do të na duhej t'i ndërronim emrin vajzës pas një viti e gjysëm, kur tanimë edhe vajza e di që quhet Blu dhe kjo është e shkruar kudo."

Çifti do të përpiqet të bindë gjykatësit, me statistika në duar, që emri përdoret gjerësisht tek femrat. Sipas të dhënave, në Itali në 2016n kishte 6 vajza me emrin Blu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një 28-vjeçare ka humbur jetën në Stamboll pasi nuk i mbijetoi një krize në zemër që pësoi pas teshtimës.

   Është e pabesueshme të mendosh se janë bërë 21 vjet qe kur bota humbi Dianën, Princeshën e Uellsit.

Këtë fundjavë pritet të mbahet dasma e shumëpërfolur e çiftit, Elita Rudi dhe Gjiko.

Ato janë mikesha të pandara, por pas një periudhe të gjatë mungese në rrjetet sociale, kishte munguar po ashtu dhe humori që ato përcjell

Një nuse 21-vjeçare e sapo martuar, ka refuzuar të puthë bashkëshortin pasi prifti i deklaroi burrë e grua.

Kjo mund të jetë parajsa.

   Një peticion në mbështetje të një shoferi francez autobusësh që përballet me masë disiplinore pasi u filmua teksa qëllonte me shuplakë

Ka sezone kur flokët tuaj janë shumë të butë dhe me shkëlqim, por ka dhe raste kur janë shumë të ashpër dhe të thatë.

Fëmijët kanë dalë në rrugët e Gjermanisë këtë javë për të protestuar kundër përdorimit të tepruar të telefonavae nga prindërit e tyre.

Mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante, ka bërë që disa tifozë të kalojnë një natë të paharruar.