Ndonëse thuajse e gjithë bota është pushtuar nga pandemia e COVID-19, një qytezë e vogël në Itali nuk ka regjistruar asnjë rast me virusin, që prej shpërthimit të saj.

Bëhet fjalë për Bolognola-n, një qytet i vogël në rajonin e Marche dhe që autoritetet thonë se nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Qyteza, ndodhet midis maleve të Sibillini, i njohur dhe si një vend ku zhvillohet sporti i skive. Këtë fakt, kryebashkiaku i qytetit, Cristiana Gentili, e quan si një sukses grupi.

Ai thotë se qytetarët, bizneset dhe restorantet kanë bërë punën e tyre dhe kanë respektuar masat, por megjithatë, ai pranon se kanë pasur dhe pak fat.