Nga sot qyteti i Milanos ndalon pirjen e duhanit në mjedise të hapura në disa zona të qytetit. Ndalimet fillojnë nga stacionet e transportit publik, në parqe, stadiume dhe ambiente sportive, varreza dhe zona për kafshët, raporton “la Repubblica”.

Bashkia e Milanos ka ndërmarrë këto masa të reja për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Nga 1 janari 2025, ndalimi i pirjes së duhanit do të shtrihet në të gjitha mjediset e jashtme publike.