Qyteti italian ku shteti ju paguan qiranë e shtëpisë për tre vjet

20/02/2020 - 18:23

Kohët e fundit në media është përfolur gjatë një qytet italian, i cili i shiste shtëpitë e tij për një kosto më pak se 1 euro për sa kohë që banorë të rinj angazhohen që të jetojnë atje dhe të fillojnë një jetë të re me familjet e tyre. Kjo ishte një nga shumë skemat e ngjashme për të ndihmuar qytete të zbrazëta ose të pafinancuara që të rigjenerohen duke lejuar banorët e rinj që të shijojnë çmime të ulta dhe pamje të bukura.

Ky vend quhet Teora dhe është i pozicionuar në rajonin Campania të Italisë jugore. Kryetari i bashkisë së qytetit aktualisht po ofron një nxitje të madhe për njerëzit që lëvizin atje, këtë herë duke u paguar qiranë për gati tre vite për të gjithë ata që vendosin të emigrojnë në këtë vend. Kryebashkiaku Stefano Farina vendosi të mos zgjedhë skemën e shtëpive me 1 euro, përkundrazi! Mendohet që një ofertë si kjo t'i mbajë njerëzit për më gjatë në Teora dhe t'i ndalojë ata thjesht të blejnë pronat si shtëpi pushimi dhe të largohen. Për t'u kualifikuar në këtë skemë financimi, njerëzit që lëvizin atje duhet të angazhohen të qëndrojnë për tre vjet dhe të zotohen që do të kenë të paktën një fëmijë gjatë këtyre viteve të qëndrimit në këtë vend.

Ju mund të aplikoni për një shumë deri në 125 euro në muaj krahasimisht me koston tuaj të jetesës, me shtëpi në Teora që kushtojnë nga 150 euro e sipër. Nëse keni ndërmend ta blini shtëpinë, ju gjithashtu mund të kërkoni një grant deri në katër mijë euro ose më shumë, me koston e blerjes në zonë që është afërsisht 25 mijë euro. Kryetari Stefano Farina i tha CNN Travel: "Unë nuk besoj në shitjen e shtëpive boshe për 1 euro, që nuk i stimulon njerëzit të qëndrojnë në qytet. Ata vijnë vetëm disa muaj në vit si shijues të pushimeve dhe kaq. Kjo nuk është zgjidhja. Por marrja e vendbanimit dhe regjistrimi i fëmijëve në shkollën lokale, kjo sjell vërtetë një frymë jete të re", theksoi ai.

Teora është e pozicionuar në bazën e malit Cresta de Gallo dhe pranë Bregut të Amalfit dhe Puglias dhe ju do të befasoheni nga bukuritë natyrore që ka ky vend. Megjithëse qyteti është një vend i bukur dhe piktoresk për të jetuar, një tërmet në vitin 1980 vrau 157 banorë dhe shumë njerëz e panë këtë qytet si një tokë të pasigurt për të jetuar. 

Kryebashkiaku Farina tani pretendon se, për çdo dy foshnje të lindura në vit në Teora, 20 njerëz vdesin, dhe shteti do që ky qytet të mos vdesë përfundimisht. Disa nga shtëpitë në dispozicion janë në gjendje të shkëlqyeshme, e të tjera madje janë mobiluar plotësisht.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

Dy ditë më parë, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit.

Shumë nga durrsakët, përveç atyre që i kanë shtëpitë me pamje nga deti, nuk mund ta shijojnë perëndimin e diellit në këtë fillim pranvere

Një kometë pesë herë më e madhe se Jupiteri dhe sa rreth gjysma e Diellit, do të shfaqet më e ndritshme se Venera dhe do të shihet nga To

E shtuna e 4 prillit do të duhej të ishte dita më e lumtur për infermierën shqiptare që jeton dhe punon në Itali, Elona Gaxha.

Një tigër 4-vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik Bronx në New York të SHBA-së.

Karantina ka lënë edhe një nga futbollistët më të mirë në botë pa berber.

Familja Kennedy është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mbesa e Robert Kennedy është zhdukur së bashkë me djalin e saj të vog