Ditën e hënë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe në mbarë botën nisën agjërimin e muajit të Ramazanit. Ata lanë ushqimin në orën 03:38 të mëngjesit dhe hapën iftarin në orën 19:49 duke plotësuar 16 orë e 11 minuta pa konsumuar asnjë lloj ushqimi dhe pije.

Por duke qenë se agjërimi nis para lindjes së diellit dhe përfundon me perëndimin e tij, besimtarëve në shtete të ndryshme të botës u duhet të rrinë pa ngrënë më gjatë.

Më gjatë agjërohet në qytetin Mumansk të Rusisë, plot 20 orë e 45 minuta. Ndërsa më me fat janë myslimanët që banojnë në qytetin Ushuaia të Argjentinës, të cilët agjërojnë vetëm për 11 orë.

Në kryeqytetin e Islandës Reykjavik, agjërohet 19 orë e 26 minuta, në Berlin të Gjermanisë 17 orë e 51 minuta, në Londër të Britanisë së Madhe 17 orë e 51 minuta, në Paris 17 orë e 9 minuta.

Ndërsa në Hemisferën Jugore agjërohet më pak. Në Cape Town të Afrikës së Jugut agjërimi zgjat 12 orë e 4 minuta, në Santiago të Kilit po 12 orë e 4 minuta, ndërsa në Buenos Aires të Argjentinës 12 orë e 2 minuta.