Për shkak të emergjencës globale nga koronavirusi, edhe kryeqendra e botës, Nju Jorku, është “mbyllur”.

Mediat e huaja kanë publikuar në rrjet pamje me dron të “qytetit që nuk fle kurrë”, ku shfaqen rrugët e boshatisura, të ndriçuara vetëm nga semaforët, ekranet e mëdha të reklamave dhe rrokaqiejt.

Ndërkohë të dielën e 22 marsit, kryetari i bashkisë De Blasio, dha urdhin për 19 milionë qytetarët e Nju Jorkut që të qëndrojnë në shtëpi.

Qytetarëve u tha se mund të dilnin vetëm në rastet kur iu duhet të blejnë ushqime, ilaçe. Gjithashtu mund të lëvizin edhe kur kërkojnë kujdes mjekësor apo të kujdesen për kafshët e tyre.