Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rama flet për marrëdhënien me gjyshen: Ishte kisha ku unë falesha

18/04/2021 - 19:38

Kryeministri Edi Rama ka pasur marrëdhënie tepër të ngushtë me gjyshen e tij, e cila ishte tepër e dhënë pas fesë dhe gjatë natës dëgjonte shpesh pëshpërimën e lutjeve të saj. Kështu rrëfeu ai për moderatorin Edi Manushi në "E diell".

Kur filloi të lexonte libra me qëndrime kundër fesë, shkoi tek gjyshja duke i folur edhe asaj kundër, gjë që e tronditi shumë dhe bëri gjyshen të qante. Më pas i tha se të besonte për një moment që Zoti nuk ekziston, dhe kjo bëri Ramën që të merrte një goditje elektrike, ndaj e cilëson gjyshen si personin që ia bënte gjërat më të lehta.

Edi Rama: Çdo natë kur flija, dëgjoja pëshpërimën e lutjeve të saj dhe njëherë, isha rreth moshës 10 vjeç dhe isha një revolucionar në kuptimin shumë i dhënë pas librave por të gjithë ata të frymëzonin idenë e revolucionit dhe kisha libra që tek tuk gjeje qëndrime që ishin shumë kundër fesë. Në një prej tyre lexoj për një personazh që përqeshte ikonat si dërrasa të lyera me bojë që merrnin mendjen e njerëzve.

 Gjyshja kishte një ikonë që e mbante poshtë rrobave dhe e mbante kur ishin festat fetare ose kur ishte përvjetori i vdekjes së djalit të xhaxhait dhe ndizte një qiri. Një ditë të bukur lexoj këtë pasazh, frymëzohem, marr ikonën nga poshtë rrobave, i shkoj gjyshes në kuzhinë dhe i flas kundër fesë dhe i them është dërrasë e lyer me bojë, pse e nxjerr këtë? Një fëmijë agresiv dhe në një moment gjyshja tronditet shumë.

Ai ka qenë moment që në mendjen time ka ndezur një llambushkë, pastaj është zhvilluar me lexime të ndaluara, me nevojën për të jetuar me një nevojë alternative brenda botës së mbyllur dhe që kishte shumë lidhje me fenë. Ajo fillon e qan dhe me sytë me lot, thotë dakord, Zoti nuk ekziston, por cfarë të kushton që të pyesësh veten, po sikur të ekzistojë. Ai çast më dha goditje elektrike. Pastaj u shtjellua në vite. Gjyshja ka qenë personazhi më prezent në kuptimin që ishte jastëku ku vija kokën kur ime më ishte shumë kërkuese. Ishte kisha unë falesha, ishte kabina e rrëfimit, ajo që mi bënte më të lehta gjërat kur më kapnin ndonjë gabim. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ermal Mamaqi është tani edhe një producent i njohur filmash dhe këtë e tregon suksesi i dy filmave të fundit “Dy gisht mjaltë” dhe “I lov

Ditën e sotme, Tea Trifoni ishte e ftuar në “E diell”, krah çiftit Melisa-Andi dhe sigurisht nuk ka shpëtuar pa folur për ta.

Xhaketa e stilit ushtarak, e veshur nga këngëtarja amerikane Janet Jackson gjatë turneut Rhythm Nation 1990, u shit në ankand në Beverly

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që ende paguhen me

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama është parë në shkallët e stadiumit, i shoqëruar nga një vajze brune.

Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së PD-së, ka folur për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Shenja zodiakale nën të cilën kemi lindur zbulon gjithashtu se ndaj cilave mëkate jemi më të prirur të dorëzohemi.

Dashi

Dy vëllezërit Duka, Agron dhe Armand, kanë pozuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa konsumojnë një gotë verë të kuqe. 

Tabloja "Gruaja e ulur pranë dritares" e Pablo Picassos u shit sot 103,4 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar te Christie's, në N

Seriali i famshëm “Friends” do të rikthehet në HBO Max më 27 maj.