Është munduar që shpeshherë ta mbajë familjen e tij larg mediave dhe fotove në rrjete sociale, por siç duket këtë herë kryeministri Edi Rama ka ‘thyer’ rregullin.

Ai ka zgjedhur që mbrëmjen e kësaj të shtune të publikojë në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet bashkë me bashkëshorten e fëmijët, dy djemtë Gregorin e Zahon dhe Rean.

Të pestë shihen teksa pozojnë të buzëqeshur, ndërsa ndodhen në ambientin e një bari.