Raporti i Lumturisë, ku renditet Shqipëria

20/03/2019 - 17:14

Raportit 2019 i Lumturisë në botë i mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e rendit Shqipërinë afër fundit të listës së 156 vendeve të analizuara.

Shqipëria renditet në vendin e 107 në raportin që fokusohet në lumturinë dhe komunitetin: se si lumturia ka evoluar gjatë viteve të fundit, me fokus në teknologji, normat shoqërore, konfliktet dhe politikat qeveritare të cilat kanë ndikuar në nxjitjen e këtyre ndryshimeve.

Sipas këtij raporti, Kosova renditet në vendin e 46, Serbia në vendin e 70-të, Mali i Zi në të 73, Kroacia në vend të 75, Bosnje dhe Hercegovina në 78-in, Maqedonia në të 84. Sondazhet janë bërë për përiudhën me viteve 2016-2018.

Sakaq, në vend të parë renditet sërish Finlanda si vendi më i lumtur në botë, në vend të dytë Danimarka dhe në vend të tretë Norvegjia. SHBA-ja është klasifikuar në vend të 19-të.

Ndërkaq vendi më pak i lumtur në botë është klasifikuar Sudani i Jugut, në vend të 156, ndërsa në vend të parafundit Republika e Afrikës Qendrore. Raporti është publikuar këtë të mërkurë duke përkuar kështu edhe me ditën ndërkombëtare të lumturisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skeleti i Ivan Klyucharev-it, 31-vjeçarit të zhdukur 2 vjet më parë e që aspironte të ishte iluzionist, u gjet i prangosur pas një peme n

Një diamant i rralë ngjyrë blu është zbuluar në Botswana.

Tani që ka bërë divorcin me partinë e saj, sepse nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, Rudina Hajdari ka marrë përsipër që të bëjë

52-vjeçari Alberto Vazzoler, një ish-dentist nga San Donà di Piave në tetorin e vitit 2016 fshehu paratë te soba pasi nuk i kishte deklar

Pornostarja Anna Ciriani është mes kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian.

Duheshin dhe 5 minuta të përfundonte ndeshja mes Siksers dhe Nets në NBA dhe në stolin e vendasve, Xhoel Embind, me bluzë ka mbuluar hund

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha përvec vajzës Hera është edhe babai  i një djali me emrin Rei.