Rastësi e frikshme/ Pesha, ora dhe data e lindjes përkon me tragjedinë historike

14/09/2019 - 13:35

Një nënë amerikane e ka përshkruar vajzën e saj si një mrekulli, pasi vogëlushja erdhi në jetë në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, pra në 11 i 9-ti, në orën 9 e 11-të dhe peshonte 9 libra e 11 ounces, sipas njësisë matëse të peshës së përdorur në ShBA, apo mbi katër kilogramë.

Vajza e quajtur Christina Brown lindi në spitalin Methodist LeBonheur në Tennessee. E ëma, Catherine e përshkroi si një “jetë të re në mes të shkatërrimit”.

Christina lindi me ndërhyrje cezariane dhe stafi mjekësor mbeti dhe vetë pa fjalë kur pa orën e regjistruar dhe peshën e saj.

“U habitën të gjithë,  ishte vërtet entuziasmuese, sidomos kur mund të gjesh pak gëzim si ky, në një ditë që sjell ndërmend një tragjedi të tillë”, tha babai i vogëlushes.

Drejtuesit e spitalit rrëfyen se një rastësi e tillë është thuajse e pamundur.

“Kam 35 vite punë, por nuk kam parë kurrë që të përkojnë në mënyrë të tillë data e lindjes, ora dhe pesha e një fëmije”, deklaroi shefja e pavijonit ku u lind vajza.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një mjek i cili nuk ka përdorur sapun dhe shampo për 4 vite i ka lënë gojëhapur të gjithë teleshikuesit në New York.

Muzeu i Luvrit, i cili shumëfishoi ofertën e tij në internet dhe rrjetet sociale gjatë kohës së izolimit, u mbështet masivisht nga 10,5 m

Me këtë pamje të re, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është shfaqur për herë të parë në vitin 2003 kur sapo ishte transferuar tek Manch

Tatler, një revistë britanike, publikoi disa informacione në lidhje me mënyrën si Kate Middleton po përballon situatën e tanishme, që mes

Kylie Jenner ka treguar edhe njëherë asetet e saj me bikini nga karantina. Ajo e ka postuar pothuajse përditë foto të nxehta nga vetizoli

Dhëndri i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, sipërmarrësi Angjelin Serreqi është vendosur në fokus të një shkrimi të publikuar

Niko Jani, një nga legjendat e sportit në Durrës, mbush sot 64 vjeç.

Këngëtari Aleksandër Gjoka duket se është mjaft i revoltuar me kryeministrin Edi Rama sa i përket masave anti-koronavirus.

Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli tregoi se në muajin mars ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, por që atëherë është shëruar pl