Megjithëse motrat nga Alabama, Mara Meighan dhe Jennifer Solis, nuk janë binjake, ato janë përfshirë në një ngjarje të tmerrshme “binjakëzimi” që e bën historinë e tyre të pabesueshme.

Jo vetëm që sollën në jetë fëmijët e tyre në të njëjtën ditë 9 vjet më parë, por edhe fëmijën e dytë e sollën në jetë po në të njëjtën ditë, me disa orë diferencë nga njëra-tjetra, madje edhe në të njëjtin spital, në derën tjetër — dhe e gjitha kjo, as që ishte planifikuar.

Nëntë muaj më parë, Jennifer i tregoi motrës së saj për lajmin e shtatzënisë dhe brenda javës, edhe Mara bëri të njëjtën gjë me motrën e saj.

"Ishte surprizë për të gjithë", – tregoi Jennifer për WTVM, ndërsa Mara shton: "Të gjithë ishin të shokuar që po na ndodhte për të dytën herë. Kur familjarët mësuan lajmin, u habitën: “Oh Zot, ju jeni të dyja shtatzënë!!!!”

Dhe tani, të dy fëmijët kanë ardhur në jetë … është e pabesueshme: “Këto lindje na kanë bërë më të afërta nga ç’kemi qenë në fillim.”

Më 7 qershor, të dyja motrat lindën në spitalin Piedmont Regional Hospital, Columbus, GA. Mara solli në jetë një vajzë, Ana Grace, pak pas mesnate, ndërsa Jennifer solli në jetë djalin e saj, Marco, disa orë më vonë.