Reagimi i përkthyeses, pas gafës së presidentit Trump

17/10/2019 - 18:35

Presidenti amerikan dha një konferencë shtypi me homologun italian, presidentin Matarela, të cilin e Trump e quajti “Mocarela”, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë. Por ajo që mori më shumë vëmendje në media ishte reagimi i përkthyeses italiane, e ulur pas Trumpit, e cila ndryshoi menjëherë fytyrën kur presidenti amerikan bëri një koment në lidhje me historinë midis Italisë dhe SHBA-ve.

“SHBA-të dhe Italia janë të lidhura fort, me pikëpamje të njëjta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë prej mijëra vitesh, që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump, presidenti i vendit të themeluar në vitin 1776, ndërkohë që Roma e Lashtë, e themeluar në vitin 753 para erës sonë, u zhduk në vitin 410 të erës sonë.

E vetmja gjë që e lidh vërtet fort Amerikën me Romën e Lashtë, është fakti se etërit themelues të SHBA-ve ishin pothuajse të fiksuar me perandorinë e vjetër europiane, dhe donin ta imitonin në SHBA teksa krijonin kombin e ri. Sigurisht që rrjetet shoqërore nuk e falën, dhe u mbushën menjëherë plot me “meme”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-menaxheri i legjendës së Formula 1, Willi Weber thotë se gruaja e Michael Schumacher është duke fshehur të vërtetën për gjendjen e ti

2-vjeçari Aleksandër Simos nga Florida u zemërua shumë me mamanë e tij, pasi kjo e fundit u largua për në punë dhe harroi ta puthte vogël

Maturia në ushqyerje është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Kler Ambrosino, një agjente e marrëdhënieve me publikun, e cila është edhe shoqe me të dashurën e kryeministrit anglez, Kerri Simonds, do

Planeti Mërkur sot do të kalojë përpara Diellit, duke e errësuar atë në një pjesë të vogël të syve tanë.

Sipas astrologëve, femrat që i përkasin 2 shenjave të Horoskopit që vijojnë si më poshtë, janë "më të zjarrtat" në shtrat.

Askush nuk e dinte më parë, por në kopshtin e shtëpisë së Kim Kardashian dhe Kanye West endet i lirë një gjarpër anakonda edhe pse kanë k

Vijojnë ofendimet në kor për mamanë e futbollistit të Romës, Nikolo Zaniolo.

Kur mori vesh se kanceri që ka është i pashërueshëm, Julia Domigan bëri një plan të detajuar për dhuratat që e bija do merrte çdo ditëlin