Regjisori Steven Spielberg kërcënohet me vdekje nga një grua

03/12/2020 - 09:42

Regjisori Steven Spielberg, ka marrë mbrojtje nga gjykata pas kërcënimeve të vazhdueshme me vrasje nga një grua.

73-vjeçari, më parë paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar mbrojtje kundër një gruaje të quajtur Sarah Char. Ai theksoi se ishte informuar nga policia se Char ishte përpjekur të blinte një armë në mënyrë që ta vriste atë.

Dokumentet gjithashtu pretendojnë se gruaja ishte arrestuar më parë për ngacmim, duke bërë kërcënime dhe ndjekje, megjithëse ishte e paqartë nëse ai ishte objektivi i saj i vetëm. Steven deklaroi se ishte i frikësuar për sigurinë e tij dhe për anëtarët e familjes.

Duket se përveç producentit amerikan, të izoluar në shtëpi janë edhe anëtarët e tjerë të familjes për shkak të këtij rasti.

Spielberg u martua për herë të dytë me Kate Capshaw në vitin 1991, shtatë vjet pasi u takua me të.

Pas periudhës së tij në shkollën e filmit, karriera e Spielberg si regjisor filloi në fund të viteve 1960, kur ai punoi me një numër ikonash të Hollywood-it. Filmi i tij televiziv “Duel” në vitin 1971 u bë një sukses i papritur, duke e bërë atë njërin nga regjisorët më të pëlqyer në botë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas shpalljes si president i Joe Biden, Ivana Trump, bashkëshorti i saj dhe Donald Trump janë larguar nga Washingtoni në Florida, duke lë

Vladimir Putin ditët e fundit është në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas zbulimit të vajzës së tij sekrete.

Këngëtari polifonik, Guri Rrokaj i ka kushtuar një këngë Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Një ceremoni e cila kishte shumë pak persona dhe ndër të tjera ajo që ra në sy, ishte veshja lejla që kishin zgjedhur disa nga gratë më t

Këngëtarja Fjolla Morina ishte padyshim një nga personazhet më të përfolur të 2020-të.

23-vjeçarja Victoria Strauss ka vdekur në një aksident të frikshëm në Ohio, të SHBA, teksa tentonte të paguante parkimin me kartën e saj.

Autopsia ka zbuluar të vërtetën e vdekjes së modeles Alexis Robinault Sharkey, trupi i së cilës u gjet pa shenja jete në një rrugë në Tex

Tiffany Trump, vajza më e vogël e ish-presidentit amerikan, Donald Trump është fejuar me të dashurin e saj, Michael Boulos.

Avokatët e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle kanë deklaruar se padia kundër tabloidit "Associated Newspapers" për shkelje të privatësisë

Viti 2021 pritet të jetë shumë më ndryshe se viti pandemik që lamë pas, për shkak të të cilit u anuluan shumë prodhime kinematografike os