Vajza e reperit T.I,  Deyjah Harris e ka hequr  të atin nga lista e ndjekësve në Instagram. Mesa duket, ky ishte një gjest rebelimi ndaj babait të saj për deklaratën e tij aq të përfolur në media.

Reperi amerikan u pyet nëse diskuton me të bijën për raportet seksuale dhe ai zbuloi se jo vetëm që flasin por çdo vit e shoqëron tek gjinekologu për të parë nëse “himeni i saj (cipa e virgjërisë) është i paprekur”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, T.I u shpreh me mburrje se në ditëlindjen e saj të 18, himeni i së bijës është akoma i paprekur.

“Deyjah, 18 vjeçe, sapo u diplomua në shkollën e mesme dhe tani është në vitin e parë në kolegj. Jo vetëm që kemi biseduar, por bëjmë edhe vizita vjetore te gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj” tha ai në episodin “Life Hacks” .

Kur u pyet nëse e trajtonte njësoj djalin e tij 15-vjeçar, T.I. ai tha jo, madje ishte në dijeni se djali ishte seksualisht aktiv dhe kjo s’e shqetësonte fare.