Restoranti i parë nudist do të mbyllet për mungesë klientësh

08/01/2019 - 22:05

Restoranti i parë nudist në kryeqytetin francez është detyruar të mbyllet, sepse nuk po mundet të ulë mjaftueshëm të ndenjura në tavolinat e tij.

“O’Naturel” do të ulë qepenin, duke i dhënë fund darkimit nudo në Paris në shkurt, pas më shumë se një viti, pavarësisht vlerësimeve të atyre, që e frekuentuan atë duke hequr rrobat, për të shijuar një karavidhe apo një pjatë me kërmij.

Për të evituar sikletin financiar, binjakët Mike dhe Stephane Saada thonë se duhet të mbyllin dyert.

“Ose tani, ose kurrë. Ata që duan të përjetojnë një darkë të fundit nudo, në Paris, duhet të nxitojnë”, shkruajnë pronarët në faqen e tyre në Facebook.

Restoranti në lindje të Parisit u hap pas një fushate publicitare në nëntor të vitit 2017. Rrobat, kur hyn atje, duhet të lihen në paradhomë, bashkë me telefonat celularë, për të parandaluar kështu që t’iu bëhen foto vjedhurazi klientëve të tjerë.

Klientëve gjithsesi u ofrohen shapka, edhe pse femrat, që përbëjnë rreth 40 për qind të klientelës, mund të mbajnë veshur këpucët me taka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve më të famshme dhe të dashura për publikun shqiptar.

Një vajze të vogël, e cila gjeti një prezervativ të përdorur në ushqimin që kishte blerë në McDonald’s, i është bërë një test STD për të

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ka festuar të dielën 93-vjetorin e lindjes, d

Atëherë kur ëndrrat e Jolandës ishin bërë thuajse realitet, me një bashkëshort që e kishte zgjedhur vetë dhe dy fëmijë si fryt i dashuris

Skeleti i Ivan Klyucharev-it, 31-vjeçarit të zhdukur 2 vjet më parë e që aspironte të ishte iluzionist, u gjet i prangosur pas një peme n

Një diamant i rralë ngjyrë blu është zbuluar në Botswana.

Tani që ka bërë divorcin me partinë e saj, sepse nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, Rudina Hajdari ka marrë përsipër që të bëjë

52-vjeçari Alberto Vazzoler, një ish-dentist nga San Donà di Piave në tetorin e vitit 2016 fshehu paratë te soba pasi nuk i kishte deklar

Pornostarja Anna Ciriani është mes kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian.