Revista prestigjoze “Forbes” artikull për Kosovën: Vizitojeni, Rita Ora vjen prej andej

24/09/2020 - 12:12

Revista e famshme “Forbes” së fundmi ka publikuar një artikull për disa vende të botës që mund të vizitohen lehtësisht në kohë pandemie.

Hapësirë të veçantë iu është dhënë këtyre katër shteteve: Kosovës, Kolumbisë, Marokut dhe Republikës Domenikane.

Ndër të tjera në artikull është theksuar një arsye shumë e veçantë se pse duhet vizituar Kosova.

“Forbes” rendit një arsye më shumë për ta vizituar atë, për vetë faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është nga  Kosova.

Në artikull shkruhet gjithashtu për klipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendin e saj amtar.

Ja çfarë shkruhet në artikullin e “Forbes”:

“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim. Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Punonjësit e Muzeut Egjiptian në Kajro përfunduan në gjyq për akuzat e ngjitjes në një mënyrë ”false” të mjekrës së Tutankhamonit.

Shkencëtarët kanë zbuluar një asteroid gjigand që përmban mjaftueshëm metal sa për të bërë miliarder këdo në Tokë.

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin

Ish-bashkëshortja e Raoul Bova, Chiara Giordano po përjeton një histori të re dashurie me balerinin e njohur të spektaklit më të ndjekur

Shkencëtarët kanë zbuluar një molekulë jashtëzakonisht të rrallë të bazuar në karbon në atmosferën e hënës së Saturnit Titan që mund të e

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha ngelen një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Gjithashtu Andrra, është mjaft aktive në rrjete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 55-vjeçare me profesion terapiste vrau dy vajzat e saj binjake 7-vjeçare teksa këto të fun

Në vitin 1980, paleontologët nga Universiteti “ California Riverside” vizituan Ishullin Seymour, pjesë e në zinxhiri ishullor në Gadishul