Revista Time shpall Greta Thunberg person të vitit

11/12/2019 - 18:59

Revista Time e ka shpallur aktivisten kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, person të vitit.

Çdo vit, kjo revistë, e shpall si fitues një personalitet, grup ose lëvizje, që ka pasur më së shumti ndikim në 12 muajt e kaluar.

Në listën e Time këtë vit ishin edhe presidenti amerikan, Donald Trump, kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe protestuesit e Hong Kongut.

“Ajo ka arritur të krijojë në botë, një zhvendosje të qëndrimit për këtë çështje, duke kërkuar ndryshime urgjente. Ajo ka ofruar një thirrje morale për ata që janë të gatshëm të veprojnë”, tha revista Time, pasi e shpalli 16-vjeçaren suedeze person të vitit, shkruan Rel.

Por, sipas revistës, “veprimet për klimën janë aq komplekse sa vetë fenomeni dhe Thunberg nuk ka zgjidhje magjike për këtë çështje”.

Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019, mirëpo i njëjti është ndarë për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed.

Më 30 tetor, Greta Thunberg, ka kthyer mbrapsht një çmim për ambientin, bashkë me një shumë të të hollave, me arsyetimin se “lëvizja për klimën nuk ka nevojë për më shumë çmime”. Ajo ka falënderuar Këshillin Nordik për ofrim të këtij shpërblimi, dhe ka thënë se për të është “një nder i madh”.

Mirëpo sipas saj “politikanët dhe njerëzit në pushtet” duhet të dëgjojnë “shkencën aktuale”.

Më 11 dhjetor në kuadët të samitit për klimën të Kombeve të Bashkuara që po mbahen në Spanjë, Thunberg tha se dekada e ardhshme do të përcaktojë të ardhmen e planetit. Ajo akuzoi liderët botërorë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të mos bërë ndryshime thelbësore në çështjen e klimës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme, 15 gusht, gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja feston ditëlindjen.

Një nënë e 11 fëmijëve ka zbuluar se është e dëshpëruar për më shumë fëmijë, edhe pse ka kaluar pothuajse një dekadë të jetës së saj duke

Prej 7 vitesh, këngëtarja e njohur Rozana Radi po shijon lidhjen e saj të dashurisë, ndonese asnjehere nuk eshte prononcuar per kete fakt

Një ish-Miss SHBA e kthyer së fundmi në mundëse profesioniste ka rrahur mizorisht ish-të dashurin e saj me zinxhirin e qenit.

Aktorja amerikane Olivia Munn, ka ndarë një sekret intim me publikun.

Organizata Botërore e Shëndetit dhe shumë ekspertë të Shëndetësisë, e kanë vlerësuar vendosjen e maskës mbrojtëse si mjetin kryesor të fr

Aktorja e njohur Hymejra Akbaj ka humbur djalin e saj në moshën 47 vjeç. Ajo e ka gjetur të birin të vdekur në shtëpi si pasojë e një sul

Universiteti Durham në Mbretërinë e Bashkuar po kërkon vullnetarë që do të jenë pjesë e një eksperimenti për COVID-19, e cila do të zbulo

Raporti i Princ Harry-t me mbretëreshën Elizabeth ka ngjallur përherë shumë diskutime në rrjetet sociale nga ndjekësit e pallatit mbretër

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, San Francisko, kanë shpikur një spraj hundësh me antitrupa sintetikë, të cilët besojnë se do t