Rihanna: Donald Trump është i sëmurë mendor

10/10/2019 - 10:21

Rihanna, një ndër gratë më me influencë në botë ka bërë një publikim që do të sjellë kritika më pas.

Ajo  ka thënë në një intervistë se qenia me e sëmurë mentalisht në Amerikë për momentin, është presidenti i saj Trump.

Rihanna është bërë tashmë edhe një fuqi në botën e modës dhe bukurisë pasi promovoi brendet e saj të cilat i ka quajtur Fenty dhe pozoi për herë të nëntë për revistën prestigjioze "Vogue".

Bukuroshja nga Bahamas ka treguar se e ka ndërtuar perandorinë e saj nga asgjëja. Gjithashtu në  intervistë  ajo ka folur edhe për të dashurin e saj Saudi, duke theksuar se është e lumtur.

Por ajo çfarë bëri shumë bujë ishte emërtimi i Donald Trup si mentalisht të sëmurë.

“Jam e zhgënjyer, njerëzit po vriten nga armët e luftës të cilat ata i blejnë në mënyrë legale. Kjo vetëm normale nuk është, kurrë nuk mund të jetë normale. Fakti që ata klasifikojnë njerëz sipas ngjyrës dhe lëkyrë së tyre, është goditje në fytyrë. Është komplet raciste”, është shprehur Rihanna.

“Nuk ka mundësi që Trump do të dalë publikisht që të tregojë se ai ka probleme shëndetësore mendore. Njeriu që është më i sëmuari në Amerikë për momentin është presidenti”, ka shtuar ajo, bazuar për dy ngjarjet në El Paso dhe në Dayton ku pati vrasje në masë të njerëzve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Supermodelja Bella Hadid është shpallur gruaja më e bukur në botë.

Dukesha, Kate Middelton dhe Princi William kanë nisur turin e tyre në Pakistan.

Është cilësuar si fëmija më e bukur në botë dhe vjen nga Rusia.

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur për gjermanët.

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Një funeral tepër i pazakontë në Irlandë ka kaluar nga lotët e zisë tek të qeshurat.

Ermal Mamaqi na ka treguar se filmi i tij i ri "I love Tropoja" është gati dhe shumë shpejt do të shfaqet në kinematë tonë me nisjen e vi

Një grup prej 80 shkencëtarësh kanë udhëtuar drejt Siberisë për të hetuar efektet e shkrirjes së akullit të përhershëm të Arktikut Lindor