Rikthehen në jetë pas vdekjes qelizat e trurit

20/04/2019 - 10:58

Riaktivizohen pas vdekjes qelizat e trurit tek derrat. Eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm dhe është i rëndësishëm për studimin e sëmundjeve dhe krijimin e medikamenteve të reja dhe terapive, si në rastin e kurimit të dëmeve nga iktuset. Studimi i realizuar nga universiteti Yale është publikuar në revistën shkencore Nature, që i ka dedikuar edhe kopertinën.

Rezultatet tregojnë se truri i njeriut dhe të gjithë gjitarëve të mëdhenj ruan aftësinë, që deri më sot dukej e pamundur, të rifitojë funksionet e disa qelizave dhe qarkullimin e gjakut edhe disa orë pas vdekjes.

Shkencëtarët kanë marrë trurin e 32 derrave dhe i kanë trajtuar në Brain Ex, një sistem që pompon një solucion të veçantë. Pas 6 orësh të zhytur në këtë preparat të sistemit është dalluar se kanë rifituar të gjitha funksionet qelizore, përfshirë edhe lidhjet neurale. Kjo teknike tregon edhe se është e mundur ruajtja e organeve për një kohë të gjatë, mbi të gjitha pa dëmtime qelizore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua 41-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, që e bën atë të plaket tetë herë më shpejt sesa personat e tjerë në mbarë botën.

Ditët e fundit dukesha Meghan Marke dhe Princ Harry janë ‘sulmuar’ nga mediat dhe ndjekësit e tyre për udhëtimet me avion privat dhe push

Klodjana Haxhiaj, gazetarja e njohur në Durrës e cila ndër vite ka raportuar ngjarje nga më të ndryshme për qytetin bregdetar, sot ka dhë

Kujtimet janë si një muzë plot me gjëra të bukura, por edhe të shëmtuara, megjithatë studimet po i vënë në diskutim ato.

Shtëpia e Gary Neville është padyshim një nga më të veçantat e para ndonjëherë. Shtëpia ka formë luleje, e mimetizuar në mënyrë perfekte

Rike Roçi u bë një ndër vajzat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjete sociale pas pjesëmarrjes së saj në reality show “Big Brother” d

Një punëtor bashkiak në provincën Manisa të Turqisë gjeti një çantë që kishte 2 milionë lira turke (360.000 dollarë) në një park lokal dh