Seriali “Friends” që ka bërë namin në të gjithë botën do të rikthehet sërish në ekran. Lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga vetë yjet e serialit, të cilët njihen në mbarë botën.

Kur kanë kaluar 15 vite nga përfundimi i serialit, kasti do të rimblidhet për një episod special që do të jetë pa skenar. Episodi do të transmetohet në shërbimin streaming të HBO, Max, në muajin maj të këtij viti. HBO Max ka siguruar të drejtën e autorit për 425 milionë dollarë.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer do të rikthehen të gjithë bashkë, për të risjellë humorin e tyre që ka mbajtur audiencën të mbërthyer pas ekranit.