Rita Ora i përgjigjet thirrjes së "UNICEF", organizon koncert nga shtëpia

07/08/2020 - 14:03

Prej disa muajsh, pandemia ka pushtuar botën duke krijuar vështirësi dhe probleme të ndryshme. Artistët janë përpjekur të japin kontributin e tyre, për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të cilat kanë më shumë nevojë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora i është bashkur një nisme shumë të rëndësishme. Ajo në bashkëpunim me ‘UNICEF’, ka organizuar një koncert në shtëpi, për të ndihmuar fëmijët që janë prekur më shumë nga Covid-19.

Këngëtarja iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të ndihmojnë me aq sa mundësi që kanë.

“Është një nder i madh të performojë nga shtëpia ime për të mbështetur thirrjen më të madhe të ‘UNICEF’ në histori. Ju lutemi dhuroni gjithçka që mundeni në linkun në bio-n time. Në të gjithë botën, koronavirus po shkatërron gjithçka. Po mbyll shkollat, po ndalon foshnjat të bëjnë vaksina dhe po e bën jetën në zonat e varfëra edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje që të dhuroni çfarë të mundeni”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Statistikat parashikojnë se ka rreth 3 miliardë përdorues të smartphoneve.

Reperi amerikan, Miles McCollum i njohur me emrin e artit Lil Yachty, u arrestua dhe u akuzua për qarkullimin me shpejtësi tej normave të

Para disa ditësh, aktori i njohur italian, Grabiel Garko habiti të gjithë opinionin publik duke deklaruar se ishte gay.

Harry dhe Meghan Markle kanë në plan një kontratë 150 milionë dollarëshe në Netflix për të dokumentuar aktivitetet e tyre filantropike dh

Ekzistojnë tri lloje të marrëdhënieve në jetën tuaj dhe nëse gjeni të duhurën nga e para, ju jeni me të vërtetë me fat.

Nëse jeni femër, shanset janë të mëdha që të kaloni të njëzetat në gabime dhe ta gjeni veten.

Gashi po sjell një tjetër hit që është pjesë e albumit 1984.

Nusret Gokçe, një ndër shefat më të famshëm të kuzhinës, duket se është përfshirë në disa telashe.

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në Itali, në moshën 83-vjeçare, dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. Disa orë pas ndarjes