Rita Ora, përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se është bërë pjesë e një fushate kundër racizmit.

Këngëtarja ka postuar një imazh, ku shfaqet e veshur me një bluzë të kuqe, në mbishkrimin e së cilës shkruante “Duaje muzikën, urreje racizmin”.

Po ashtu, ajo dërgoi mesazh që të ketë vetëm dashuri mes njerëzve me fjalët: “Duajeni njëri-tjetrin”.

Rita së fundi ka udhëtuar në Dubai, në kuadër të turit të saj koncertor.