Konsumuan një pjatë rizoto të gatuar në kushtet e shtëpisë, por gjetën vdekjen.

Kjo i ka ndodhur një çifti të moshuarish nga Cona, provincë e Venecias.

70-vjeçari Giuseppe Agodi dhe gruaja e tij 69-vjeçarja Lorenza Frigatti kishin shkuar në pyll për të mbledhur zaferano. Por në vend të kësaj bime ato mblodhën një të ngjashme, colchicina.

Me të përgatitën rizoton, që u mori jetën. Sipas mjekëve, bima në fjalë, e përdorur në gatim ka shkaktuar intoksikimin e organizmit të dy të moshuarve.