“Ronaldo Day”, pritja e “goditjes së shekullit”, si të ishte kryetar shteti

15/07/2018 - 17:06

   Torino i jep fund pritjes “së shekullit” për atë që konsiderohet prej ditësh nga mediet sportive si “goditja e shekullit”.Me përjashtim të ndonjë ndryshimi programacioni të minutës së fundit, gjë që duhet pasur parasysh për shkak të madhështisë së personazhit, Cristiano Ronaldo do të zbarkojë mëngjesin e së hënës në tokën torineze, me destinacion Juventusin.

“Ronaldo Day” pritet të jetë njësoj si të ishte një ditë zbarkimi në Hënë. Mes tifozëve ka një ankth të pazakontë dhe ngazëllim në të njëjtën kohë, për atë që do të mbetet e shkruar në librat e historisë.Gjithsesi do të jetë e vështirë të shohësh nga shumë pranë se nga ç’lëndë përbëhet “marsiani” në fjalë, i cili si gjithmonë do të jetë i blinduar nga minuta e parë e deri tek e fundit e ceremonive.

I vetmi rast kur do të mund të vihej përballë adhuruesve të tij, ishte festa e programuar në “Allianz Stadium”, nga e cila Juventusi hoqi dorë.Dita në vijim do të jetë normale, si çdo ditë tjetër që i rezervohet një të sapoardhuri në klub. Duke nisur nga vizitat mjekësore, te konferenca për shtyp, e prezantimi pa shumë ekzagjerime.

Megjithatë, në realitet, pritja për Cristianon do të ngjajë me pritjen e një kryetari shteti, duke parë planin e përpiktë të policisë, që kanë bërë përgatitjet prej disa ditësh. Dhjetëra agjentë do të vendosen nga aeroporti deri në ambientet e klubit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është publikuar këtë të diel bashkëpunimi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Noizy.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela Shqiptare”, Gentiana kishte ardhur për ti dhënë një mesazh nënës së saj pasi pre

Që Roma është një qytet romantik, për këtë nuk ka dyshime, ashtu sikurse nuk ka dyshime edhe për dashurinë që ka ky vend për futbollin.Gj

Një turist britanik, David Humphries, i cili ndodhej për pushime në Egjipt, ka humbur jetën, pasi është ndjerë keq në pishinën e resortit

E teksa bota mbarë respekton në 20 Tetor Natën e Hënës, Kina mendon përtej saj.

Është munduar që shpeshherë ta mbajë familjen e tij larg mediave dhe fotove në rrjete sociale, por siç duket këtë herë kryeministri Edi R

Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati nudo në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.

Ndërkohë që Sali dhe Shpresa Lushaj, prindërit e këngëtarit Arkimed Lushaj që u arrestua pak ditë më parë, kanë qenë sot të ftuar në emis

Ëndrra e çdo femre është që të duket e re në çdo moshë, por një nënë e tre fëmijëve duket se e ka realizuar këtë dëshirë.

Një aksidenti i pazakontë është regjistruar të enjten rreth orës 18:30 në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore.