Cristiano Ronaldo është fejuar me të dashurën e tij e Georgina Rodriguez. Futbollisti i Juventurs i ka propozuar për martesë të dashurës së tij prej dy vjetësh, Georgina Rodriguez në Londër dhe ajo sigurisht që ka thënë “Po”.

Ata janë parë mbrëmjen e së martës duke darkuar në një restorant në Londër, ku përflitet se futbollisti ka shpenzuar 31 mijë euro për dy shishe verë në këtë restorant.

Por me sa duket 34-vjeçari paska pasur arsye të fortë për të shpenzuar aq shumë para për dy shishe verë, çifti do të ketë festuar fejesën e tyre.

Ronaldo u takua me Georgina Rodriguez në vitin 2016, kur ajo punonte te “Guçi” në Madrid. Ata janë prindër të një vajzë 1-vjeçare, ndërsa futbollisti ka edhe tre fëmijë të tjerë më nëna surrogate. Ata janë zhvendosur për të jetuar në Itali, bashkë me 4 fëmijët.