Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, përkrah Lionel Messi-t, dhe ka një reputacion të jashtëzakonshëm anembanë botës dhe sidomos në rrjetet sociale, me 148 milionë ndjekës në Instagram.

Në Marsejë një shpërndarës kanabisi duket se është adhurues i madh i numrit 7 të Juventusit, sepse policia u befasua kur zbuloi në shtëpinë e tij gjysmë kilogrami hashash me një detaj habitës: pakot e drogës kishin etiketë me fotografi të Ronaldos.

Nuk dihet saktë arsyeja pse pakot kishin Ronaldon të stampuar, por ndoshta edhe për t’i diferencuar si malli më i mirë.