Shumica e personazheve VIP, në një fazë të caktuar të jetës së tyre rrëfejnë për ato që u kanë ndodhur në fëmijëri. Por kjo e aktorit Matthew Mcconaughey është vërtet e rëndë.

Së fundmi ai ka zbuluar se ishte ngacmuar seksualisht në moshën 15 vjeç, dhe kanë tentuar ta përdhunojnë. Gjithashtu Mçonaughey përshkruan edhe një rast tjetër ku tregon se si një burrë e sulmoi seksualisht.

“Jam ngacmuar nga një burrë kur isha 18 vjeç, ai më rrëzoi pa ndjenja dhe më hodhi në pjesën e pasme të furgonit”, shkruan ai.