Rrëfeu se vuan nga depresioni, Michelle Obama sqaron deklaratën: Mendoj për njerëzit që...

07/08/2020 - 11:48

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka treguar se vuante nga një depresion i një shkalle të ulët për shkak të pandemisë, padrejtësive raciale dhe kipokrezisë të administratës Donald Trump.

Bashkëshortja e ish-Presidentit amerikan, Barack Obama, ka shtuar se menaxhimi i uljeve dhe ngritjeve emocionale, kërkon njohjen e vetes dhe gjëra që sjellin gëzim. Michelle tha se ajo kishte pasur vështirësi me rutinën e saj të stërvitjes ditore dhe gjumin.

“Unë ngrihem në mesin e natës sepse jam e shqetësuar ose se më rëndon dicka”, u shpreh Michelle Obama. Ajo i bëri komentet gjatë episodit të dytë të podkastit të saj me të njëjtin emër, për të cilin ajo po intervistonte gazetarin amerikan Michele Norris.

Por teksa ka lexuar lajme të shumta në mediat e huaja apo edhe komente të ndryshme në rrjetet sociale, ish-Zonja e Parë ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Instagram”.

Michelle qetëson të gjithë fansat, pasi shprehet se është duke u bërë mirë dhe se nuk ka arsye për t’u shqetësuar për të.

“Ashtu siç thashë në bisedën me Michele Norris, po mendoj për njerëzit atje që po rrezikojnë veten për ne, mjekët dhe infermierët dhe punëtorët e tjerë. Po mendoj për mësuesit, studentët dhe prindërit të cilët po përpiqen që të përgatiten për shkollën në vjeshtë. Po mendoj për njerëzit që protestojnë për pak më shumë drejtësi në vendin tonë.

Ideja se ajo që po kalon ky vend nuk duhet që të ketë ndonjë ndikim te ne, që të gjithë duhet të ndihemi mirë gjatë gjithë kohës – kjo thjesht nuk duket reale për mua. Kështu që shpresoj që të gjithë ju po e lejoni veten që të ndjeni çfarëdo që ndjeni. Shpresoj se po dëgjoni veten tuaj dhe po merrni një moment për të reflektuar rreth gjithçkaje që po vjen te ne, dhe çfarë mund të jeni në gjendje të bëni për të. E për të gjithë ju që e keni arritur- faleminderit. Shpresoj gjithashtu që keni arritur të gjeni ata me të cilët jemi më afër, jo vetëm me një mesazh, por ndoshta me një telefonatë ose me një bisedë me video. Mos kini frikë që t’u ofroni një shpatull për t’u mbështetur, ose për të kërkuar një për vete. Ju dua të gjithëve”, shkruan Michelle Obama në postimin e saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reperi amerikan, Miles McCollum i njohur me emrin e artit Lil Yachty, u arrestua dhe u akuzua për qarkullimin me shpejtësi tej normave të

Para disa ditësh, aktori i njohur italian, Grabiel Garko habiti të gjithë opinionin publik duke deklaruar se ishte gay.

Harry dhe Meghan Markle kanë në plan një kontratë 150 milionë dollarëshe në Netflix për të dokumentuar aktivitetet e tyre filantropike dh

Ekzistojnë tri lloje të marrëdhënieve në jetën tuaj dhe nëse gjeni të duhurën nga e para, ju jeni me të vërtetë me fat.

Nëse jeni femër, shanset janë të mëdha që të kaloni të njëzetat në gabime dhe ta gjeni veten.

Gashi po sjell një tjetër hit që është pjesë e albumit 1984.

Nusret Gokçe, një ndër shefat më të famshëm të kuzhinës, duket se është përfshirë në disa telashe.

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në Itali, në moshën 83-vjeçare, dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. Disa orë pas ndarjes

Ova dhe Memo përlotën të gjithë botën, duke bërë që filmi të korrte sukses menjëherë.