Artisti Robert Aliaj ka bërë një rrëfim të fortë në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC News. Duke rrëfyer jetën e tij, Aliaj tha se eksperienca e tij e parë seksuale ishte në moshën 16-vjeçare kush ishte përdhunuar nga një grua e martuar.

“Në atë moment nuk po e kuptoja mirë atë që po ndodhte. Ishte një gjë që në fakt më pëlqeu më pas. Veçse ajo më shkatërroi. Ishte si një fugë. Lëvizte shumë shpejt. Kur mbaruam më tha të mos i tregoja njeriu dhe iku. Nuk e kam takuar më. Nuk e di çfarë ndodhi më pas me të, por mua më pëlqeu. Madje besoj se përdhunimi është i pëlqyeshëm” – tha Aliaj.

Nano i tërhoqi vëmendjen se me këtë frazën e fundit mund të lëndonte vajzat që e kishin kaluar këtë dramë, por Aliaj shkoi edhe më tej. “Mendoj se shumë prej tyre e kanë dramatizuar më vonë për të marrë 2-3 milionë dollarë duke treguar pas shumë vitesh historinë e tyre” – tha ai.