Donald Trump po e mban peng Melanian me kërcënimin se do ta depërtonte nga Amerika nëse do të kërkonte divorcin. Kështu thuhet në një libër të dalë së fundi të shkuar nga një ish-punonjëse e Shtëpisë së Bardhë.

Omarosa Manigault-Newman ka bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump mund të depërtonte Zonjën e Parë, Melania Trump, nëse ajo tenton ta lërë atë gjatë kohës që ai është në këtë post.

Omarosa e cila u shkarkua nga detyra në Shtëpinë e Bardhë dhjetorin e kaluar, ka publikuar një libër ku flet edhe për lidhjen e presidentit me bashkëshorten.

"Nëse Melania tenton ta lërë atë derisa ai është në zyrë, ai do të gjente një mënyrë për ta ndëshkuar", shkruan ajo në libër.

Sipas Manigault-Newman, Trump luajti rol në imigrimin e Melanias në SHBA nga Sllovenia më 1996-n, edhe pse zyrtarisht thuhet se çifti për herë të parë u takua dy vjet më vonë, më 1998-n.

Melania u bë shtetase amerikane më 2006-n, një vit pas martesës me Trump.