Të punosh për familjen mbretërore angleze dhe të kalosh ditët me Mbretëreshën mund të jetë puna e ëndrrave për shumë nga ju.

Por si mund të bëhesh pjesë e stafit që punon për familjen mbretërore?

IconStyle shkruan se ish-sekretari i princeshave Beatrice dhe Eugenie, James Upsher, dha disa këshilla në Linkedin dhe një sërë trukesh të vogla për këdo që dëshiron të zërë një pozicion të tillë.

Gjatë katër viteve të tij si asistent dhe sekretar privat, James ndihmoi në organizimin e ditëlindjes së 90-të të Mbretëreshës dhe u përfshi në logjistikë për disa turne të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Dhe përveç disa këshillave më të përgjithshme, si të mos folurit në letër për kandidaturën tuaj dhe të mos bësh gabime në aplikim, James Upsher shton disa truke të tjera.

Ju duhet të keni një ide të qartë se cilat shtete janë pjesë e Komonuelthit dhe cilat të Mbretërisë së Bashkuar, në cilat territore familja Mbretërore Angleze ka ndikim dhe mbase të nënvizoni përkatësinë e tyre dhe lidhjen e tyre me ato vende.

Por sipas tij, rregulli i artë është: Kurrë mos thuaj: “Unë gjithmonë kam ëndërruar të punoj për familjen mbretërore”.

“Ju duhet të kandidoni vetëm nëse jeni vërtet të kualifikuar për atë pozicion: në interesin e tyre është nëse ti mund të jesh i duhuri për atë që ju nevojitet dhe jo të kujdesen për ëndrrat e fëmijërisë tënde”.

Gjtihashtu duhet të theksojmë respektin e madh për institucionin dhe vlerat e mundshme të përbashkëta me Familjen Mbretërore, por këtë duhet ta bëjmë mirë duke mos përfunduar në mesin e shumë prej tyre kandidaturave që hidhen poshtë.