Të gjithë kemi momentet tona kur jemi të nervozuar.

Por sot do të kuptoni pse Demin, Luanin, Akrepin, Shigjetarin dhe Bricjapin, nuk duhet t’i ngacmosh kur janë me nerva dhe ja përse:

Demi: 

Personat e shenjës së Demit e humbin kontrollin në disa raste. Ato në përgjithësi njihen si të durueshëm por në disa raste shpërthimi ato janë shumë të papërmbajtur.

Luani: 

Luanët janë dramatikë dhe dominantë. Kur janë të nevrikosur, ata besojnë se kanë të drejtë. Këta persona nuk kanë frikë të përdorin fyerjet, kur janë të zemëruar me dikë. Mbi të gjitha një luan e ka thuajse të pamundur ta pranojë gabimin dhe të kërkojë falje.

Akrepi: 

Personat e shenjës së Akrepit duan të jenë të drejtë. Ata mbajnë mëri dhe nuk e lënë diçka të kalojë pa u vënë re. Mund të jenë edhe agresivë kur janë me nerva, prandaj kini kujdes. Mos harroni, se një Akrep mund t’ju mbajë inat edhe gjatë gjithë jetës.

Shigjetari: 

Shigjetarët nuk janë të rrezikshëm kur janë me nerva, por ata nuk lënë gjë pa ju thënë. Si një shenjë zjarri, ata shpërthejnë keq kur janë me nerva. Pasi qetësohen Shigjetarët kërkojnë falje 99% të rasteve.

Bricjapi: 

Bricjapët e kanë situatën nën kontroll dhe janë të përgjegjshëm. Ata zakonisht nuk kanë shpërthime emocionale, por ndonjëherë zemërimi i tyre ju merr pjesën më të mirë që kanë. Bricjapët drejtojnë kritikat e tyre drejt personit të parë që ju del, kur janë me nerva.