Kush do ta mendonte që portretet e Princ Harry-t dhe princeshës së ardhshme, Meghan Markle, do të stampoheshin në rrobat e banjës së grave?.

Emisioni i mëngjesit “This Morning” shkaktoi të qeshura pafund te ndjekësit e tij, sapo në studio u shfaqën papritur 2 modele, që mbanin veshur trupore me fytyrën e çiftit mbretëror të stampuar.

Prezantuesit nuk mund ta mbanin të qeshurën dhe nisën të komentonin rrobat e banjës të çuditshme që ia behën papritur në emision. I njëjti reagim ka ardhur edhe nga teleshikuesit, që nisën të komentonin në “Twitter”.

Kjo gjetje s’mund të ishte më gallatë se kaq…