Stuhia Ciara, e cila ka përfshirë pjesë të tëra të Europës, po shkakton probleme të shumta dhe viktima.

Ndërkohë nuk mungojnë as pamje të tilla. Në videon e publikuar nga Daily Mail shihet momenti, kur rrufeja godet një avion mbi Birmingham, Angli. 

Dëshmitarja që bëri videon tha se dëgjoi një zhurmë të fortë. Megjithatë avioni nuk pësoi ndonjë difekt nga rrufeja. Fluturimi përfundoi pa probleme.